Friday, November 1, 2024
spot_img
BallinaLajmePaditë gjyqësore e rritën pagesën për ujin e shpenzuar dhe mbeturinat në...

Paditë gjyqësore e rritën pagesën për ujin e shpenzuar dhe mbeturinat në NPK Standard-Dibër

 Drejtoria e ndërmarrjes komunale publike të Dibrës “Standard” vitin e kaluar, 2022, e vlerëson nër më të suksesshmit në dekadat e fundit në raport me pagesën e faturave për ujë të shpenzuar dhe mbeturina.

“Në vitin 2022 arritëm jo vetëm ta ndalim trendin e mospagimit nga konsumatorët, por arritëm të bëjmë ndryhsim të madh në pagesë. Arritëm ta rrisim pagesën në 49 për qind, që është rreth 15 për qind më e lartë në krahasim me vitin e kalaur”, deklaroi për MIA-n Burim Kaba, drejtor.

Sipas tij, kjo është arritur “falë vullnetit të fuqishëm dhe konsekuent për ndryshime, të cilat janë evidente”.

Këtu, gjithsesi parashtrimi i padive për të gjithë paguesit e parregullt, për shkak se në vitet e kaluara ndërmarrja ka kërkuar rreth 1,5 milion euro, si nga subjekte fizike, ashtu edhe juridike.

“Kjo tempo do të vazhdojë me padi të reja për mospagesë të faturave si nga persona fizik ashtu edhe nga subjekte afariste, të cilat vazhduaan rregullisht dhe nuk do të ketë ndërprerje, Ky proces do të vazhdojë akoma më fuqishëm, gjithnjë derisa nuk arrihen qëllimet e kompanisë. Duhet ta kenë të qartë të gjithë se mospagesa e shërbimeve është padrejtësi”, sqaron Kaba.

Paraprkaisht, shtoi ai, i paralajmëruam të gjithë konsumatorët se gjatë shit-blerjs së banesës apo subjekit të jenë të kujdesshëm dhe të mos i anashkalojnë obligimet ndaj ndërmarrjes, përkatësisht faturave të pashlyera për ujë të shpenzuar dhe mbeturina.

“Të gjithë personat fizik dhe juridik duhet të jenë të kujdesshëm sepse në bazë të rregullores së ndërmarrjes, gjatë procedurës së shit-blerjes të një prone të caktuar, me borxhet e pashlyera për ujë dhe mbeturina, të njejtat duhet të jenë shlyer plotësosht, në të kundërtën blerësi i pronës nuk mund të bëjë bartjen e ujëmatësit dhe faturën në emrin e tij si pronar i objekit. Obligimet ndaj ndërmarrjes sonë duhet të merren parasysh, ashtu siç bëhet me matësit e rrymës”, tha Kaba.

Gjithashtu, bëmë me dije, shton ai, se të gjitha faturat, do të parashtrohen në emër të ish-pronarit, përkatësisht shitësit edhe pse prona është shitur. Kjo do të thotë, sqaron, obligimet do të jenë pengesë për të dyja palët, pavarësisht nëse është shitës apo blerës i banesës, shtëpisë individuale apo objektit afarist. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit