Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmePa ndryshimet kushtetuese bllokohet rruga evropiane e vendit

Pa ndryshimet kushtetuese bllokohet rruga evropiane e vendit

Presioni mbi opozitën nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadorët në vend për të pranuar ndryshimet kushtetuese do të rritet në periudhën e ardhshme, vlerëson analisti politik Bllagojçe Atanasovski. Sipas tij, afatet janë të pamëshirshme dhe rrjedhin dhe qeveria do të duhet të fillojë procesin në Kuvend në fund të majit ose në fillim të qershorit, sepse procedura zgjat disa muaj. Ai shton se nëse këto afate për hapjen e Kushtetutës humbasin, vendi nuk do të vazhdojë rrugën e integrimit evropian pas përfundimit të fazës së skriningut.

“Me kalimin e javëve, me ardhjen e afateve përfundimtare për hapjen përfundimtare të Kushtetutës, do të shohim gjithnjë e më shumë presione suptile dhe të drejtpërdrejta ndaj kreut të opozitës, sepse jemi edhe në një moment të ngjeshur gjeopolitik”, deklaroi Bllagojçe Atanasovski – analist politik.

Duke komentuar grupin e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, Atanasovski thotë se puna e tij nuk guxon të politizohet. Ai tha se do të ishte katastrofike të abuzohej me ekspertizën e anëtarëve të grupit punues dhe të dështonte puna e tyre, duke qenë se aktualisht nuk ka mbështetje për ndryshimet kushtetuese.

“Partia në pushtet nuk ka siguruar 80 deputetë të pastër dhe gjithçka po shkon në drejtim të formimit të grupeve të punës, me partitë në pushtet dhe mazhorancën që duan të ushtrojnë presion shtesë mbi opozitën, duke ia paraqitur ndërkombëtarëve, pasa syve të Bashkimit Evropian si frenues kryesor për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane”, shtoi Bllagojçe Atanasovski – analist politik.

Atanasovski thotë se nëse Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet, dhe Shqipëria vazhdon e vetme në procesin e integrimeve evropiane, pa qenë në paketë me Maqedoninë, atëherë qytetarët do të pësojnë dëme, kredibilitetin e Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë, por do të jetë edhe në dëm të diplomacisë amerikane, sepse do të hapë një mundësi për të rritur ndikimin rus.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit