Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Uashington me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C. me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev.”
Në takim Osmani ka thënë se Bullgaria është mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.”
Ata kanë diskutuar edhe për “aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët bullgarë”.
“Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ekziston një partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.”