Osmani takohet me Chollet e Ecobarin, flasin për zhvillimet e fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në dialog me Serbinë.
Për këtë takim Osmani ka dhënë detaje në rrjetin social “X”, transmeton KosovaPress.
“Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i ShBA-së është kyç për të përfunduar procesin, duke i hapur rrugë njohjes reciproke”, ka thënë ajo.
Ndërsa Chollet tha se me Osmanin patën diskutim të mirë mbi përkushtimin e përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës e nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet.
“Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani, mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të de-eskaluar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në Bashkim Evropian”, ka shkruar Chollet në “X”.