Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Nuk është diçka e re përpjekja e Kurtit për të hyrë...

Osmani: Nuk është diçka e re përpjekja e Kurtit për të hyrë në skenën politike të Maqedonisë, por nuk do të ketë kurrfarë ndikimi

Përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hyrë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, nuk është asgjë e re. Përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në skenën politike në vend, e cila është e konsoliduar, konsideron ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Para së gjithash nuk është diçka e re, sepse përpjekje të tilla për mbështetje dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ka pasur edhe më herët nga kandidati për president, i cili më pas ishte ministër në Qeverinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes së eksponentëve të lartë në tubime parazgjedhore dhe mitingje. Dhe kjo tregoi se skena politike e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e konsoliduar dhe nuk pres, siç nuk ndikoi më herët, të ndikojë edhe tani. Aspekti i dytë është fragmentimi i skenës politike. Këtu nuk flas si ministër i Punëve të Jashtme, por si përfaqësues i shqiptarëve. Fragmentimi i skenës politike shqiptare në disa parti më të vogla e dobëson fuqinë për t’u paraqitur si duhet në shtet, sepse ka një tendencë, të nxitur nga faktorë të jashtëm, por edhe pak nga ata të brendshëm, që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të organizohen në Secili qytet të ketë një parti politike dhe çdo qytet të ketë liderin e vet politik dhe të merren me çështjet lokale dhe mes vete, që të mos ketë një platformë politike që përfaqëson shqiptarët dhe përcjell vullnetin e tyre politik në institucione”, thotë. Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me kolegun shqiptar Igli Hasani.

Aspekti i tretë, thotë është ndikimi i politikës rajonale, “ndërsa marrëdhëniet ndëretnike në vend janë aq të përcaktuara saqë çdo legjitimim i pjesëmarrjes së shteteve të tjera me partitë e tyre politike, duke i përfshirë edhe Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën, mund t’i prishë dinamikat këtu. Janë aq saktë të kalibruar, duke i reflektuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërpolitike”

“Më e rëndësishmja është se tashmë është provuar dhe nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në skenën e konsoliduar politike”, nënvizoi Osmani.

Kreu i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, ndërkaq, në pyetjen e njëjtë është përgjigjur se është këtu si përfaqësues i Shqipërisë, për t’i mbështetur forcat progresive evropiane të shqiptarëve dhe të Maqedonisë së Veriut në pikëpamjet e tyre të qarta për të ardhmen evropiane. Shprehu besimin se rezultatet e procesit të ardhshëm zgjedhor nuk do të sjellin ndryshim të përkushtimit të vendit për të ardhmen evropiane.

“Shqipëria është e fokusuar në nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbrojtjen e palëkundur të të drejtave të shqiptarëve në të gjithë rajonin është një element. Por, nuk duhet të harrohet perspektiva euroatlantike e të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi apo kudo. Ne në mënyrë maksimale do të përpiqemi t’i ndihmojmë fqinjët tanë të përparojnë në rrugën evropiane dhe euroatlantike. Është e rëndësishme të jemi të bashkuar, jo vetëm si shqiptarë, por edhe si forca progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, tha Igli Hasani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit