Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot kompaninë Speex, e cila po sjell mundësi të mëdha punësimi e angazhimi të të rinjve.
“Sot takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar. Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve tanë kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Osmani.