Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajme​Osmani në bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, temë anëtarësimi i Kosovës...

​Osmani në bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, temë anëtarësimi i Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë bisedë sipas presidentes Vjosa Osmani është diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social X.

Ndryshe ditë më parë, Gjermania e Franca e kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin në Kushtetuese të drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit