Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani – Kuleba: Maqedonia e Veriut i bashkohet Grupit Themelues për themelimin...

Osmani – Kuleba: Maqedonia e Veriut i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e agresionit ndaj Ukrainës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë bisedës, Osmani informoi për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e veprës penale të agresionit ndaj Ukrainës.

“Një hap i tillë përfaqëson një tjetër konfirmim të mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike. Agresioni rus duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe autorët e krimeve të luftës duhet të sillen para drejtësisë” – theksoi Osmani.

Njëherit, Osmani rikonfirmoi mbështetjen tonë të fortë dhe të pakompromis për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke dënuar ashpër pushtimin ushtarak rus. Në këtë kontekst, ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një sërë hapash dhe masash në përgjigje ndaj veprimeve ushtarake ruse, duke theksuar mbështetjen për popullin ukrainas në përballjen me sfidat e agresionit rus.

Gjithashtu, u diskutua edhe për aktivitetet në kuadër të kryesimit të të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në si dhe për situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë dhe në kontinentin evropian.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit