Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Kosova ta ketë draftin e saj të Asociacionit

Osmani: Kosova ta ketë draftin e saj të Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që Kosova ta ketë të gatshëm një draft të Asociacionit për ta diskutuar në kuadër të dialogut me Serbinë, e jo që drafti të bëhet nga pala e Serbisë.

Duke komentuar takimin e së martës në mbrëmje ajo e ka cilësuar tejet të rëndësishme çështjen e deklaratës për të pagjeturit, që pritet të miratohet sot.

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Osmani para gazetarëve, pas homazheve në Studime të Vushtrrisë, në 24-vjetorin e masakrës.

Osmani ka deklaruar se diskutimi të pagjeturit, pasi do ta detyrojë Serbinë t’i hapë arkivat mijëra të të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Çështja e të zhdukurve me dhunë është pika e parë e agjendës nga ajo që është prezantuar nga ana e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian. Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e dialogut me Serbinë sepse do ta detyrojë Serbinë që t’i hapë arkivat, aty ku gjinden edhe arkivat e qindra mijëra të luftës së fundit në Kosovë. Natyrisht kemi shumë dyshime në atë se çfarë do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë që pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët nëse nuk bllokohet nga ana e Serbisë, do të përfundojë sot”, ka thënë Osmani.

Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk e di çfarë drafti për Asociacionin do ta prezantojë Bashkimi Evropian teksa është zotuar se nuk do t’i jepet kurrfarë pushteti ekzekutiv komunitetit serb në Kosovë./EkonomiaOnline

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit