Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo-Brionen ka theksuar se Kosova është e vendosur për të vazhduar me reforma dinamike që forcojnë më tej demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit dhe rrisin standardet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Përderisa aplikimi ynë për anëtarësim në Këshillin e Evropës po shqyrtohet nga Asambleja Parlamentare, është me rëndësi që Kosova të ecën përpara edhe me statusin e kandidatit në BE, në përputhje me zotimin e BE-së për perspektivë anëtarësimi për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Që nga takimi i fundit i këtij procesi, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka shënuar hapa të ndjeshëm suksesi në disa aspekte.
“Kosova është një partner i besueshëm, një fqinj i mirë dhe një partner që punon shumë.
Prandaj, mundësia për një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve tanë në zonën Schengen, është gjithashtu një mundësi e madhe për t’ua vërtetuar këtë të gjithëve në BE”, ka theksuar Osmani.