Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëOPERACION I SUKSESSHËM NË KUFIRIN KOSOVË-MAQEDONI E VERIUT, NDALOHET KONTRABANDA E MALLRAVE...

OPERACION I SUKSESSHËM NË KUFIRIN KOSOVË-MAQEDONI E VERIUT, NDALOHET KONTRABANDA E MALLRAVE ME VLERË 30 MIJË EURO

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës së mallrave në vlerë 30 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Me datën 21.05.2024  njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa  vendore pa patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70,000 copë, filterë Gentelmen rreth 450,000 copë, kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë, 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe 2 pasqyra.

“Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar  dhe automjeti sekuestrohen dhe  dërgohen në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit