Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeO’Brien: Plani i zgjerimit të BE-së, ndryshe nga ofertat e mëparshme

O’Brien: Plani i zgjerimit të BE-së, ndryshe nga ofertat e mëparshme

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, në takimin e Samitit të BE-së në Shkup ka thënë se plani i rritjes I BE-së është më ndryshe se ofertat tjera që kanë qenë më herët.

“Ta sqarojë qëndrimin e SHBA-ve, ne mbështesim aspiratat që nga viti 1996. Asnjëherë nuk keni qenë më afër, kurse përparimi iu çon edhe më afër arritjes së dobive, kjo është çështje shprese sepse BE vazhdimisht ka inovacione dhe ky plani i rritjes dallon nga ofertat e tjera që ishin”, tha O’Brien.

Po ashtu ai foli për lirinë e lëvizjes që do ta kenë shtetet dhe populli i tyre pas këtij plani.

“Këtu flasim për liritë, lirinë e tregut të vetëm që u lejon njerëzve, mallrave dhe shërbimeve që të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. Fillimisht do t’i identifikojmë nismë specifike që do të jenë të dukshme për bizneset dhe qytetarët në rajon…”, deklaroi O’Brien duke shtuar se qytetarët e këtyre shteteve do të mund të punojnë jashtë kufijve të tyre dhe se kostot do të ulen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit