Prej vitesh, njerëzit kanë gjetur mënyra të ndryshme për ta bërë dasmën e tyre sa më epike dhe emocionuese.
Së fundmi, çifti Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr i vunë vetes zjarrin qëllimisht.
Dyshja, të cilët i bashkoi industria e filmit, dëshiruan që me këtë veprim dasma e tyre të mbahej mend më gjatë.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale shfaqin çiftin të kapluar nga zjarri, i cili filloi nga buqeta e luleve dhe më pas u përhap në kurrizin e të dyve.
Pas një parakalimi të shkurtër, ata u ulën ndërsa persona të tjerë fikën zjarrin. /Telegrafi/