Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeNumër i madh i maturantëve duan të studiojnë jashtë vendit, kjo vjen...

Numër i madh i maturantëve duan të studiojnë jashtë vendit, kjo vjen si mungesë e cilësisë në vend!

Në një anketë të realizuar me maturantë në 13 shkolla në 13 qytete të Maqedonisë së Veriut, 21 për qind e tyre kanë theksuar se dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.Cilësia në arsim vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha që po e tangon arsimin sot, shifra shqetësuese dalin kur bëhet matja e opinionit publik mbi këtë temë. Së fundmi, anketa e realizuar për Detektor nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup ka rezultuar që gati 60% e të anketuarve të ndajnë mendimin që cilësia në arsim mungon. Madje, nëse krahasohen rezultatet e së njëjtës anketë të realizuar katër vite më parë, rezultatet janë edhe më të ulëta, shenjë që tregon se çdo vit e më shumë përkeqësohet gjendja në arsim sipas qytetarëve. Ndërkaq, ajo që është tregues i saktë mbi gjendjen e cilësisë në arsim sipas anketës vërehet që sa më i lartë niveli i arsimimit të të anketuarve aq më të ulëta vlerësimet për cilësinë në arsim, kjo flet për objektivitetin e atyre që janë anketuar. Mes tjerash, shkaqet për mungesën e cilësisë në arsim janë vlerësuar të jenë të ndryshme, duke filluar nga stafi jo adekuat, tekstet mësimore, kushtet e këqija infrastrukturore në shkolla e të tjera. Kjo pastaj është edhe shtytja kryesore që maturantët të shohin si rrugë për profesionalizmin e tyre ndonjë nga Universitetet jashtë vendit, shkruan Zhurnal.

Në një anketë të realizuar me maturantë në 13 shkolla në 13 qytete të Maqedonisë së Veriut, 21 për qind e tyre kanë theksuar se dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit –

Në krahasim me anketën e mëparshme të realizuar pesë vjet më parë, ka një rritje prej 8 për qind të interesim për tu shkolluar jashtë vendit. Sllovenia është vendi më i kërkuar për studime, pas së cilës Bullgaria me qytetet Sofje dhe Plovdiv, por edhe Greqia me Selanikun po kthehet sërish në interes.

Nga 3500 maturantë të regjistruar në provimin e maturës shtetërore, 33 për qind janë shprehur se nuk duan të vazhdojnë studimet dhe duan të shkojnë jashtë vendit. Kjo është afër 900 të rinj nga këto 13 qytete dhe nga ky brez të rinjsh.

Sa i përket profesioneve dhe fakulteteve, sërish më atraktive janë profesionet me të cilat mund të gjesh punë jashtë vendit, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë dhe Informatikës. Këto janë gjetjet e hulumtimit të kryer nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Goce Dellçev”-Shtip, me titull “Rinia, migrimet dhe arsimi”. Anketa ka përfshirë rajonet lindore, veri-lindore, juglindore dhe të luginës së Vardarit. (INA)

Sipas qytetarëve, arsyeja kryesore pse Maqedonia është në vendet më të ulëta në matjet botërore për cilësinë e arsimit është planprogrami i dobët, mendim të cilin e ndajnë 19,2% e qytetarëve. 15.5% mendojnë se arsyeja kryesore është stafi joadekuat mësimdhënës, 12.7% e shohin problemin në tekstet shkollore jo cilësore dhe 11% në kushtet e këqija në shkolla. Kujtojmë që, anketa për Detektor nga Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar nga 28 shkurt deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1107 të anketuarve.

Në çfarë niveli qëndron cilësia në arsim në Maqedoninë e Veriut?

Se ku qëndron cilësia në arsim në Maqedoninë e Veriut është shumë thjesht e kuptueshme nëse merren dhe shqyrtohen rezultatet e testeve ndërkombëtare për nxënësit dhe Universitet në vend. Nga të gjitha testet e realizuara deri më tani vendi ynë ka rezultuar në fund të listave ose fare nuk ka qenë në listë. Për shembull, PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të  Nxënësve), studim ndërkombëtar për të lexuarit me kuptim, matematikë dhe shkenca natyrore që bën matjen e diturive dhe shkathtësive të nxënësve të moshës 15 vjeçare, ku në lexim me kuptim dhe matematikë nga 77 shtete RMV është në vendin e 67, ndërsa në shkenca natyrore nga 77 shtete RMV është në vendin e 63.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb. 

Sipas një ankete të realizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport në RMV, e realizuar nga periudha janar-mars 2022, çdo i treti i ri do që ta lëshojë vendin pas mbarimit të shkollimit. Si arsye kryesore llogariten, mos pasja e mundësive të barabarta, mungesa e drejtësisë, nepotizimi, si dhe mungesa e arsimit cilësorë në të gjitha nivelet etj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit