Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeNuk u pranua paraburgimi për Bekim Nezirin – sqarohet Gjykata Penale

Nuk u pranua paraburgimi për Bekim Nezirin – sqarohet Gjykata Penale

Gjykata Penale në Shkup është deklaruar në lidhje me refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike që të dyshuarve për sulmin në M-NAV t’u shqiptohet masa e paraburgimit dhe në vend të saj caktoi masë kujdesi, përcjell KlanM. Reagimi i Gjykatës penale vjen pas njoftimit të PTHP-së se do të ankohet për vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake. Sipas sqarimit të Gjykatës Penale nuk ka elemente të mjaftueshme për kualifikimin e veprës, ashtu siç e ka kualifikuar prokuroria.

Sipas këtij reagimi, siç përcjell KlanM, nga Prokuroria ose kanë bërë kualifikim të gabueshëm të veprës së dyshuar penale, ose nuk kanë siguruar fakte të mjaftueshme për ta provuar të njejtën.

Sipas provave të dorëzuara nga prokuroria, siç thonë nga Gjykata Penale, nuk rezulton se të dyshuarit i kanë plotësuar krejtësisht kushtet e parapara në vepër penale.

“Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup nuk është paraqitur asnjë provë – dokumentacion mjekësor për lëndimet e pretenduara të shkaktuara, nuk ka të dhëna për pranimin e kallëzimit penal nga i dëmtuari. Ai nuk është dëgjuar në Prokurorinë Publike të Shkupit, as nuk janë dorëzuar prova nëse vërtet ka ndodhur lëndim i rëndë dhe për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Për më tepër, mënyra se si veprimet e ndërmarra kanë shkaktuar ose mund të kenë shkaktuar shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve, objekteve ose një avioni, i cili nuk është në trafik dhe ndodhet në një aeroport për trafik ajror ndërkombëtar, nuk është specifikuar. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se sipas inspektimit të jashtëzakonshëm të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), është konstatuar se nuk ka shkelje apo kërcënim për sigurinë e trafikut ajror, si dhe nuk raportohet për ngjarje apo incident të rëndë lidhur me zhvillimin e sigurisë së komunikacionit ajror, siç ka thënë edhe drejtori i Agjencisë – Tomislav Tuntev. Mirëpo, sipas provave të dorëzuara, rezulton se në rastin konkret, të dyshuarit kanë ndërmarrë veprime të caktuara që duhet të hetohen më tej, por jo në kuadër të veprës së caktuar, për të cilën sipas Prokurorisë Publike ka një dyshim të bazuar. Për këtë arsye, për sqarimin dhe konstatimin e të gjitha fakteve juridikisht relevante në ngjarjen konkrete të ndodhur më 01.04.2024, gjyqtari i procedurës paraprake ka përcaktuar masat për të siguruar praninë e një lloji më të butë”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Penale, përcjell KlanM.

Në incidentin e ndodhur më 4 janar, Bekim Neziri, punonjës i institucionit dhe disa persona të tjerë hynë në objektin e Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe sulmuan të punësuarit, pas konferencës për media të sindikatës M-NAV, në të cilën njoftuan se nuk do të pranonin të punësuar partiakë.

Pas kësaj, kryeministri Kovaçevski njoftoi se Qeveria do të diskutojë për incidentin në mbledhjen e 9 janarit, ndërsa të njëjtën ditë Administrata e Policisë Financiare njoftoi hyrjen në M-NAV, ku inspektorët financiarë do të shqyrtojnë të gjithë operacionin financiar, punën e të gjithë menaxhmentit, prokurimit publik, funksionimit të sindikatës si dhe punësimeve të fundit në institucion.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit