Hapet pika shkollore në Effretikon të Kantonit të Cyrihut
Përpjekjet nuk kanë të ndalur. Gjatë gjithë vitit shkollor kemi bërë çmos që të hapim sa më shumë klasa dhe në orët mësimore të gjuhës e të kulturës kombëtare të përfshijmë sa më shumë fëmijë të mërgimtarëve shqiptarë, me të vetmin qëllim që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.
E premtja e datës 12 maj 2023 solli buzëqeshje në fytyrat e vogëlushëve, të cilët të lumtur, të gëzuar u ulën në bankat shkollore të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, në pikën shkollore në Effretikon. Gëzimi shihej qartë jo vetëm në fytyrën e nxënësve, por edhe të mësueses Alma Mico, e cila mundohej në mënyra të ndryshme t`ua bëjë sa më të lehtë orën mësimore në këtë ditë fillimi të mësimit të gjuhës amtare.
Një gëzim dhe kënaqësi e veçantë shihej edhe në fytyrat e prindërve, duke i parë fëmijët e tyre në klasë duke shfletuar abetaren e gjuhës shqipe, leximi e shkronjave apo shqiptimi e fjalëve.
Nxënësit Floriani, Ronisi, Ronesa, Albini, Ismajli, Amirja, Lina, Amina, Dorela, Ensari, Anuri, Almiri, të cilët erdhën në orën e parë dhe të tjerët, të cilët do t`iu bashkëngjiten në ditët në vazhdim e shikonin mësuesen me një gëzim të veçantë sepse për ta kishte filluar një ditë e re, një ditë ku ata do të mësonin edhe gjuhën shqipe.
Një angazhim në shërbim të arsimit shqip, në shërbim të shkollës shqipe, koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, së bashku me mësuesen Alma Mico dhe nxënësit e shkollës shqipe në Effretikon, të Kantonit të Zyrihut
Dhe, fare në fund, duke u dëshiruar nxënësve dhe mësueses suksese pafund, urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të premte nga ora 17-19:00. Adresa e Shkollës është Schulhaus Watt, Lindenstrasse 68307 në Effretikon.