Blero Muharremi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Kjo pasi pas finales së Big Brother VIP Kosova 2 u tha se pati një sherr me sigurimin.
Artisti shqiptar u përfol se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkaku i të dashurës, gjë që e mohoi.
Megjithatë, ata duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe se janë mjaft të lumtur.
I njëjti ka ndarë një fotografi në Instagram përkrah të dashurës duke darkuar në një nga restorantet në Prishtinë.
“Grua e lumtur, jetë e lumtur”, kanë qenë fjalët e 45 vjeçarit.
Për të dashurën e re, këngëtari ka folur gjatë tërë kohës sa ishte brenda BBVK.