Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku po vihen në pah raportet e mira mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës derisa bëhet apel që të mos harrohen krimet e luftës së fundit në Kosovë.
Në ekranin e një kamioni që qarkullon në rrugët e Nju Jorkut shihen edhe fotografi që dëshmojnë krimet e Serbisë gjatë luftës.
Në po të njëjtin ekran thuhet se Rezoluta 2467 e mban përgjegjëse Serbinë për krimet e luftës.
Ndërkaq videon e ka publikuar në “X” ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradiaj. Sipër saj ajo ka shkruar se kjo ëhstë e vërteta dhe asgjë tjetër.