Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeNjë person është sulmuar nga një ari në afërsi të Makedonski Brodit

Një person është sulmuar nga një ari në afërsi të Makedonski Brodit

 Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Athina sot deklaroi se me iniciativën e “Ballkanit të Hapur” është përpjekur që Ballkanin nga një zonë konflikti të shndërrohet në një vend të paqes dhe stabilitetit. “Të frymëzuar nga kjo qasje e Marrëveshjes së Prespës, në vitin 2019, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe unë, atëherë si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, nisëm ‘Ballkanin e Hapur’. Ne kishim një synim të sinqertë për ta transformuar rajonin nga një zonë konflikti në një zonë miqësie dhe bashkëpunimi. Lidhja rajonale ka hapur perspektiva dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik, për një të ardhme të përbashkët, për popujt tanë”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në forumin “Economist” në Athinë.

Ai shtoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan disa marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe për realizimin e të drejtave themelore për lëvizjen e lirë të njerëzve, produkteve dhe kapitaleve, si pjesë e përfitimeve të planifikuara për një bashkëpunim më të madh rajonal dhe promovimin e lidhjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Me zgjidhje të përbashkëta, në kohën e krizave globale, mund ta transformojmë Ballkanin në një vend të paqes dhe stabilitetit. Jemi të përkushtuar dhe inkurajojmë procesin e bashkëpunimit në Ballkan edhe për vendet tjera si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi”, tha Zaev.

Ky apel i Zaevit, shoqërouar me apelin që “Ballkanit të Hapur” t’i bashkangjiten edhe Kosova e Mali i Zi, vjen disa muaj pasi këtë projekt e shpalli të mbyllur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tashmë me të madhe promovon “Procesin e Berlinit”. “Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë?”, pat deklaruar Rama më 1 korrik.

Menjëherë më pas ai realizoi takime me gjithë kryeministrat dhe presidentët në rajon për të folur mbi këtë proces dhe për t’iu kërkuar kohezion e bashkëpunim, shkruan Zhurnal. Që atëherë, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vazhduar disa projekte në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, Shqipëria është pasivizuar, kurse Kosova ka vazhduar ta kundërshtojë sikur në ditën e parë të themelimit. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë lidhur me nismën në fjalë, pasi një pjesë e përfaqësuesve të tyre e përkrahin, kurse një pjesë janë kundër “Open Ballkanit”.

“Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, pat thënë Kurti për mediat në Prishtinë që në fillim të paraqitjes së kësaj nisme. Duke kritikuar insistimin e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të vazhduar këtë iniciativë, Kurti shpeshherë me përkrahësit e tij me shpoti përmendin “Ballkonin e Hapu” në ven të “Ballkanit të haur”.

Për përkrahësit arritjet e “Open Ballkanit” ishin të mëdha, ndërsa për kundërshtarët nisma nuk arriti asgjë më shumë se sa t’i jepte Serbisë një rol dominues në Ballkan, dhe të rikuperojë imazhin e Vuçiqit dhe të Serbisë në arenën ndërkombëtare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit