Në magjistralen Tabanoc – Kumanovë nga aksidentini rëndë ka humbur jetën një 36-vjeçar nga Likova, njofton Klan Maqedoni.
“Sot në ora 01:20 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tabanoc-Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës i drejtuar nga 36-vjeçari A.A. nga fshati Llojan ka dalë nga rruga. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë A.A., kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, njofton SPB-Kumanovë.