Është pranuar propozimi i Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit për katër të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës të cilët sonte u nxorën para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup. Të gjithëve u është caktuar masë e paraburgimit 30-të ditor, konfirmojnë nga Prokuroria.
Katër personat sot nga Burgu hetimor i Shutkës janë dërguar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup para gjykatësit në procedurë paraprake. Tre prej tyre janë në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, pasi paraprakisht Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe u shqiptoi masën e paraburgimit prej 48 orësh për shkak të rrezikut për arratisje, ndikim mbi dëshmitarët dhe kryerjen e një krimi të ri, ndërsa babai i vajzës 14-vjeçare dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për daljen e saj nga shtëpia.
Të dyshuar për vrasjen e saj, përveç babait të saj Aleksandar Gjorçevski, janë edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë pjesë e partisë “E Djathta” e të dyshuarit të parë, Lupço Palevski – Pallço i cili u arrestua në Turqi, pas për të u iniciua urdhër për të kryer hetim dhe urdhërarrest ndërkombëtar.
PTHP Shkup sot madje deri te gjykata ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh dhe kundër një 46-vjeçari nga Shkupi nën dyshimin se ka ndihmuar Lupço Palevskin-Pallço i dyshuar kryesor në vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovit që të arratiset në Turqi përmes Bullgarisë dhe Serbisë.
Vanja u gjet e vdekur më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit, pas denoncimit për zhdukjen e saj më 27 nëntor të këtij viti.