Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeNevzat Bejta uron Izet Mexhitin: Ia Vlen! Suksese miku im Izet Mexhiti

Nevzat Bejta uron Izet Mexhitin: Ia Vlen! Suksese miku im Izet Mexhiti

 Ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, duke ia uruar fitorën në zonën 1, shkruan Zhurnal.mk

“Ia Vlen! Suksese miku im Izet Mexhiti! ”, ka shkruar Bejta, i cili fillimisht bashkë me Mexhitin ishte pjesë e të ashtuquajturit Grupi i zjarrit i përbërë nga të pakënaqurit në BDI.

Zhurnal ka kontaktuar edhe me Izet Mexhitin edhe me Nevzat Bejtën duke i pyetur, a nënkupton kjo foton se Nevzat Bejta të ketë kaluar në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit, z. Bejta tha.

“Izet Mexhiti është miku im i vjetër, dhe kam vlerësim, respekt shumë të madh për te. Mexhiti e ka merituar fitoren e pastër dhe unë si mik i tij i vjetër, sot në një takim ia urova edhe personalishtë fitoren në Zonën1”, tha Bejta.

Edhe keru i partisë Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti për zhurnal tha se ky takim ka qenë takim spontan dhe miqësorë, ku njëkohësisht më uroj fitoren në Zonën 1 , si dhe duke më dëshiruar suksese në të ardhmen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit