Një ditë përpara se të mbante fjalimin e tij të parë në Kongres gjatë presidencës së dytë, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale.
“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump.
Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.
Kjo është cilësuar si një pretendim i rremë pasi asnjë president amerikan nuk i ka dhënë tokë ndonjëherë Rusisë së Putinit, shkruan skynews.
Ndryshe, Trump do t’i drejtohet Kongresit të martën.
Dhe ky fjalim do të shërbejë si një moment vendimtar që Trump të përshkruajë prioritetet e tij për vitin.