Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Policinë e Berovës është denoncuar një 39-vjeçare me iniciale M.E., pasi siç thuhet, ka sulmuar mësuesen e bijës së saj gjatë mbledhjes prindërore, transmeton TV21.
“Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Berovës ka ngritur kallëzim penale kundër M.E.(39) nga Berova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “cenim i sigurisë”. Më datë 13.11.2023 në shkollë fillore në Berovë, gjatë kohës së mbajtur të mbledhjes prindërore, e denoncuara ka sulmuar mësuesen”, thuhet në njoftim.