Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë “Tabanoc” kapen materie për prodhim të drogave

Në “Tabanoc” kapen materie për prodhim të drogave

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc” tek një veturë që po drejtohej nga një shtetas i Sllovakisë, janë gjetur substanca që shërbejnë për prodhim të drogës, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se kundër personit të njëjtë është dorëzuar kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Respektivisht, me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa sllovake, inspektorët doganor në bagazh kanë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 prekursorë të drogës, prej të cilave 10 kanaçe me afishe TOLUEN LAKARSKY me peshë 9 litra secila dhe katër kanaçe me afishe ACETON me peshë nga 9 litra. Pas ekspertizës së mallit, u konstatua se ato janë prekursorë që përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetaminë”, theksojnë nga Drejtoria e Doganave.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit