Afati për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë skadon sot në mesnatë. Qytetarët edhe sot mund të kontrollojnë veten dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, regjistrimin ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) apelon tek qytetarët që edhe sot të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të verifikuar të dhënat e tyre në listën zgjedhore.