Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë Londër u shënua 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së...

Në Londër u shënua 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Në mbrëmjen solemne me një koncert në Kolegjin mbretëror në Londër, mbrëmë është mbajtur 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Bashkuar nën organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Para koncertit, në të cilin e filloi pianisti Dino Imeri dhe pianisti kroat Vedran Janjanin, fjalim ka mbajtur edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit britanik, Lord Piç.

Siç njofton Ministria e Kulturës, Kostandinovska – Stojçevska theksoi se akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve “hapi një kapitull të ri në miqësinë tonë, respektin reciprok dhe mbështetjen e sinqertë që kemi marrë që nga dita e pavarësisë sonë”.

“Mbretëria e Bashkuar, si anëtare përhershme e Këshillit të Sigurisë, mbështetës i vlefshëm i pranimit tonë në Kombet e Bashkuara, bëri përpjekje të sinqerta në tejkalimin e kontestit me Greqinë fqinje dhe ishte një mbështetës i fuqishëm i statusit tonë kandidat në Bashkimin Evropian. Kjo dhe ndodhi. Statusin e morëm në vitin 2005, gjatë kohës së presidencës britanike me Unionin. Në Londër, praktikisht u bëmë anëtare e 30-të e NATO-s”, tha Kostadinovska – Stojçevska.

Ajo theksoi se gjatë 30 viteve të fundit është arritur një numër i madh bashkëpunimesh në të gjitha fushat dhe se Londra, “si një qendër e fuqishme politike dhe ekonomike botërore” është gjithashtu një sfidë për bashkëpunimin në kulturë.

“Të pushtosh dhe të lihet gjurmë në të është më shumë se prestigj. Nga aty, nuk e fshehim ambicien se duam të vazhdojmë dhe forcojmë bashkëpunimin në kulturë dhe art, të shfrytëzojmë mundësitë e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e kulturës, marrëveshje që ka dy dekada më parë në fuqi si dhe përfitimin e marrëveshjeve të shumta dypalëshe për bashkëpunimin në kulturë. Publiku britanik i njohur për shijen e tij në art, ndoqi me interes të dukshëm ekspozitën ‘Fetë në perandoritë e mëdha’ në Muzeun “Ashmolean” në Oksford”, theksoi ministrja e Kulturës. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit