Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë Gjermani, 1530 kompani shpallën falimentin gjatë muajit tetor, shifra më e...

Në Gjermani, 1530 kompani shpallën falimentin gjatë muajit tetor, shifra më e lartë në 20 vitet e fundit

Sipas të dhënave nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Hale, në Gjermani 1,530 kompani shpallën falimentin në tetor, shifra më e lartë në 20 vitet e fundit. Ky numër i lartë është për shkak të faktorëve si: rënia e vazhdueshme ekonomike, rritja e kostove për paga dhe energji, si dhe efektet e zgjatura të pandemisë. Kompanitë më të prekura janë ato me qëndrueshmëri më të ulët financiare, të cilat më parë kanë përfituar ndihma shtetërore.

Stefen Müler, një përfaqësues i Institutit për Kërkime Ekonomike, shpjegoi se rritja e bankrotit është pasojë e dobësimit të vazhdueshëm ekonomik dhe rritjes drastike të kostove. Sektorët më të prekur nga kjo krizë janë ndërtimi, tregtia dhe shërbimet që lidhen me biznesin. Ai theksoi se ky është një rezultat i kombinimit të faktorëve ekonomikë dhe rritjes së kostove operacionale.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit