Ndryshimet e nevojshme kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar në Preambulën e Kushtetutës, të nevojshme që Maqedonia e Veriut të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së, Qeveria do të dorëzojë në Parlament kur do të shteren të gjitha përpjekjet për konsensus, shkruan Indeks.mk
Ministri i Jashtëm dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani ka deklaruar se në taborin e opzoitares VMRO-DPMNE, kundërshtares më të madhe të ndryshimeve kushtetuese, tashmë ka njerëz që janë në linjë ideologjike që mbështesin ndryshimet kushtetuese.
AI KA DEKLARUAR SE DO TË TAKOHET ME DEPUTETË DHE ZYRTARË TË VMRO-DPMNE-SË PËR T’I BINDUR DHE JO PËR T’U BËRË PRESION QË TË MBËSHTESIN NDRYSHIMET KUSHTETUESE.
“DO TË THOTË SE KA NJERËZ NË VMRO-DPMNE SIPAS INFORMATAVE TË MIA, SIPAS INFORMATAVE TONA SE ME KËMBËNGULJE ARGUMENTOJNË SE NUK GUXOJMË TA LËSHOJMË MUNDËSINË QË TANI NË KUSHTETUTË TË BËHET KRAHASIMI I QARTË SE BULLGARËT JANË KËTU PAKICË. DO TË THOTË NJË LINJË IDEOLOGJIKE E PLOTË NË VNMRO-DPMNE TË CILËT I KUPTOJNË PASOJAT NGA IZOLIMI I VENDIT DHE HYRJA NË KORSINË E DYTË”, DEKLAROI BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka deklaruar se qëllimi strategjik i shtetit është anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE.
“Procesi i integrimit evropian të vendit garanton sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe bashkëpunim më të mirë ekonomik, një treg të përbashkët me gati gjysmë miliardë banorë”, ka thënë kryetari i Qeverisë.
KOVAÇEVSKI NË INTERVISTË FLET PËR VENDIMET E ARDHSHME POLITIKE QË DUHET TË MERREN NË VEND DHE NGA TË CILAT VARET E ARDHMJA EVROPIANE E QYTETARËVE.
“VOTIMI NUK KA TË BËJË VETËM ME KUSHTETUTËN TONË, POR ME TË ARDHMEN EVROPIANE TË VENDIT TONË. KY VENDIM QË DUHET TË MARRIM TANI ËSHTË PËR TË MOS VONUAR PROCESIN E MËTEJSHËM. VETOJA PËR ANËTARËSIMIN TONË KA ARDHUR GJITHMONË NGA JASHTË, TANI RREZIKON TË VIJË NGA BRENDA PËR HERË TË PARË. KUR MORËM PAVARËSINË PAS PËRFUNDIMIT TË JUGOSLLAVISË, EKONOMIA JONË ISHTE SHUMË MË E FORTË SE AJO E BULLGARISË, REPUBLIKËS ÇEKE, SLLOVAKISË APO POLONISË. NË ATË KOHË ISHTE E PAMENDUESHME QË NJERËZIT NGA MAQEDONIA TË SHKONIN NË NJË NGA KËTO VENDE PËR TË PUNUAR ATJE. SOT KJO ËSHTË PIKËRISHT AJO QË PO NDODH. EKONOMITË E KËTYRE VENDEVE NUK JANË FORCUAR VETËM PËR SHKAK TË PERFORMANCËS SË TYRE. PËRKUNDRAZI, KJO NDODHI SEPSE KËTO VENDE U BËNË ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN, ME NJË TREG TË PËRBASHKËT PREJ GATI GJYSMË MILIARDË BANORËSH. KJO ËSHTË ARSYEJA PSE ANËTARËSIMI ËSHTË NJË QËLLIM STRATEGJIK PËR MAQEDONINË E VERIUT. NE DUAM TË JETOJMË NË NJË VEND TË BE-SË”, THA KRYEMINISTRI PËR GAZETËN GJERMANE “FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG”.
Publicisti Daut Dauti në shkrimin e tij të fundit autorial për gazetën Koha, i jep edhe një dimension tjetër qasjes së VMRO-DPMNE-së, atë të përdorimit të temave të preferuara, siç janë raportet me shqiptarët që nga themelimi, por dhe me fqinjët, si në të kaluarën, edhe tash.
“ME RIKTHIMIN TE KËNDVËSHTRIMET E KALUARA, OSE ME RIKTHIMIN ‘TE RRËNJËT’, ZOR SE I SJELLIN DOBI KËSAJ PARTIE (VMRO-DPMNE-SË). “VMRO-JA ISHTE PARTIA NËNSHKRUESE DHE PASTAJ KUNDËRSHTUESE KU E HAPUR, E KU E MSHEFTË, E MARRËVESHJES SË OHRIT(ISHTE KUNDËR NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE, ISHTE KUNDËR DECENTRALIZIMIT…). IKU GRUEVSKI, DUKE MENDUAR SE ME TË U TRET EDHE AJO FRYMA E DJALLIT QË KRIJONTE TELASHE ME SHQIPTARËT DHE FQINJËT TJERË. POR, JO, EDHE TRASHËGIMTARI I TIJ, MICKOSKI, KOHË PAS KOHE, I DËSHPËRUAR SI DUKET QË IU LARGUAN PARTITË SHQIPTARE ME TË CILAT PRETENDONTE TË BËJË SHUMICË TË RE, IU KTHYE TEMAVE TË VJETRA QË DUHEJ HARRUAR, ATO ME SHQIPTARËT. HAPTAS KA DEKLARUAR SE DËSHIRON TË HEQË DY GJËRA QË SHQIPTARËVE U JEPNIN GARANCI PËR BARAZI: VOTIMI ME SHUMICË TË BADINTERIT, QË ËSHTË NJË DIGË E FORTË KUNDËR MAJORIZIMIT, DHE “BALANSERIN”, QË SIGURON PËRFAQËSIM ADEKUAT NË ADMINSITRATË”, SHKRUAN MES TJERASH DAUTI, PËRCJELL INDEKS.MK