Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëNdalohen tre persona në Tetovë, penguan policin në kryerjen e veprimeve zyrtare...

Ndalohen tre persona në Tetovë, penguan policin në kryerjen e veprimeve zyrtare dhe rrezikuan sigurinë

Tre persona nga Tetova janë ndaluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ilinden” në Tetovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrave zyrtare.

“Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova.

Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Tetovë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit