Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteNata e Kadrit, konsiderohet nata e shenjtë e vitit për muslimanët që...

Nata e Kadrit, konsiderohet nata e shenjtë e vitit për muslimanët që vlen sa një mijë muaj

Nata e Kadrit për besimtarët myslimanë dhe sipas fesë islame, konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit. Agjërimi në këtë ditë, konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë, sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit, shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë, përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.

Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit, thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

Ajo (që përcakton Zoti), është paqe deri në agim të mëngjesit. Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut.

Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe.

Disa myslimanë, marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit