Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezë'Na është çelë edhe një varrë neve' - Babai i Marigona Osmanit...

‘Na është çelë edhe një varrë neve’ – Babai i Marigona Osmanit për rastin e Liridona Ademajt

Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit, e vrarë më 2021, në KallxoPërnime tregon se në Gjykatën e Apelit si familje u ankuan për dënimin prej 15 vjetëve për Arbër Sejdiun.

“Ne kemi kërkuar në Gjykatën Apelit, që dënimi ndaj Arbër Sejdiut me 15 vjet burg është i butë. Tash po presim avokatin, me ato ankesat”- tha ai.

Ndërsa Dardan Krivaça ishtë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ai e quajti të rëndë rastin e Liridona Ademajt.

“Ne e dijmë këtë dhimbje. Na është çelë edhe një varrë neve. Dënimet duhet me qenë shumë më të ashpra. Rasti i të dytit (Arbër Sejdiut) me 15 vjet kur ka qenë pjesëmarrës në dhunim dhe në vrasje”, deklaroi Osmani.

Osmani shtoi se si familje po marrin edhe trajtim tek psikologu.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit