Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëMuzikanti nga Tetova i jep fund jetës në burgun italian, të gjitha...

Muzikanti nga Tetova i jep fund jetës në burgun italian, të gjitha detajet për ngjarjen e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri nga Tetova i akuzuar për tentativë vrasjeje i ka dhënë fund jetës në burgun Castrogno në Teramo, transmeton Tetova News.

Jeton Bislimi, 36-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, që kreu tentativën për feminicid në Capestrano, i ka marrë jetën vetes në burgun Castrogno di Teramo. Më 14 nëntor të vitit të kaluar, aii kishte goditur dhjetë herë me thikë gruan e tij në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas kishte tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur një sasi të konsiderueshme droge. I arrestuar dhe i transferuar në qeli, ai përsëriti gjestin ekstrem, duke u varur.

Prokuroria Publike e Teramos dhe policia e burgjeve po hetojnë rrethanat. Dhjetorin e kaluar, Gjykata për të Mitur në L’Aquila pezulloi të drejtat prindërore të 36-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë pasqyrohet pothuajse nga të gjitha mediat italiane.

37-vjeçari që nëntorin e kaluar tentoi të vriste partneren e tij, e cila shpëtoi për mrekulli, u vetëvra në burg. Muratori nga Maqedonia Jeton Bislimi, 37 vjeç, i akuzuar për tentativën e feminicidit në Capestrano, i ka marrë jetën vetes në burgun Castrogno di Teramo. 14 nëntorin e kaluar, burri kishte goditur dhjetë herë me thikë gruan e tij 34-vjeçare në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas kishte tentuar t’i japë fund jetës, duke përdorur një sasi të konsiderueshme droge. I arrestuar dhe i transferuar në qeli, ai përsëriti gjestin ekstrem: u vetëvar në banjë. Dhe ai la një shënim për familjen e tij. Po vijojnë hetimet për të kuptuar sesi mund të ketë bërë gjestin ekstrem gjatë kohës së lirë kur ka mbetur vetëm në qeli, shkruan Il Messaggero

Ai kishte tentuar tashmë vetëvrasjen më 14 nëntor, pasi kishte goditur dhjetë herë me thikë gruan e tij. E sot vërtetë i ka marrë jetën vetes Jeton Bislimi, 36-vjeçari nga Maqedonia, banues në Capestrano. Ai u gjet i varur në qelinë e tij në burgun Castrogno di Teramo, ku ishte transferuar pasi kishte dalë nga spitali San Salvatore dhe nga koma e shkaktuar nga një sasi e papërcaktuar droge e gëlltitur pas tentativës për feminicid.

Gruaja e tij, një 34-vjeçare gjithashtu nga Maqedonia, ishte shëruar nga plagët e thella që kishte marrë, ndonëse u largua nga spitali pas disa ditësh.

Në dhjetor, gjykata i kishte hequr të drejtën prindërore ndaj dy fëmijëve, burrit, i cili para gjykatësit për hetimet paraprake, as që kishte tentuar të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, duke zgjedhur të përfitonte nga e drejta për të mos u përgjigjur.

Në zanafillën e goditjes me thikë ka qenë ndoshta një motiv xhelozie, ose më mirë tmerri i braktisjes nga gruaja e tij, e cila ndër të tjera këndonte me të në mbrëmjet e piano bareve nëpër klube të ndryshme edhe jashtë vendit.

Bislimi u arrestua nga karabinierët Sulmona në të njëjtën mbrëmje me tentativën për feminicid dhe u mbajt në spital deri në transferimin e tij në burg, ku i mori jetën vetes, shkruan IL GERME.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit