Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeMustafa për Cramon: S’e di a është raportuese e VV-së apo e...

Mustafa për Cramon: S’e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas takimit që raportuesja për Kosovën në Parlementin Evropian, Viola von Cramon pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Mustafa ka kritikuar reporteren Cramon, duke thënë se ajo ka dhënë kontribut që Lëvizja Vetëvendosja të vjen në pushtet.

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”, ka deklaruar Mustafa.

Tutje ish-kryesministri u shpreh se Cramon ka mbajtur flamurin e VV-së, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në pushtet.

“Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, ka deklaruar ai në llogarinë e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit