Hasim Murtezani nga Lëvizja BESA sot përmes një konference me mediat ka rikujtuar skandalin korruptiv lidhur me organizimin e samitit të OSBE në Shkup.
“Sot në Shkup mbahet Samiti i ministrave të OSBE-s që Maqedonia kryeson me të për momentin! Një prej kritereve kryesore për plotësimin e kushteve për në BE është lufta kundër krimit dhe korrupsionit!
E kujtojmë OSBE-n si organizatë të fuqishme Europiane e cila vepron me vite në Maqedoni dhe jep kontribut të lartë në demokratizimin e vendit tonë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, që pikërishtë salla ku do mbahet sot ky Samit në Shkup, ka dyshime për aferë korruptive në riparimin e këtij objekti dhe janë hapur hetime sepse tenderin prej
(1 milion e 800 mijë eurove) për atë sallë e ka fituar kompania donatore që e finanson BDI-n!”, theksoi Murtezani.