Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeMungesa e Kurtit në seancë, Musliu-Shoshi: Kjo tregon arrogancën e kryeministrit ndaj...

Mungesa e Kurtit në seancë, Musliu-Shoshi: Kjo tregon arrogancën e kryeministrit ndaj Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se kjo ikje nga përgjegjësia tregon për arrogancën e kryeministrit ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e PDK-së ka treguar se sot kishte paraparë tri pyetje për kryeministrin e vendit.

“Mungesa e kryeministrit Kurti në seancat e Kuvendit është bërë rregull. Në këtë mënyrë, ai po injoron pyetjet e deputetëve dhe po ik nga llogaridhënia. Unë sot kisha 3 pyetje për kryeministrit, të cilat kishin të bënin për çështjet shumë të rëndësishme, por këto pyetje duhet të presin derisa kryeministrit të vije në seancë. Kjo tregon arrogancën e një kryeministrit të papërgjegjshëm ndaj institucionet që e ka zgjedhur”, ka thënë Musliu-Shoshi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit