Tuesday, July 8, 2025
spot_img
BallinaKurioziteteMPJ: 22 shtetas të RMV-së kërkuan ndihmë për t’u larguar nga territori...

MPJ: 22 shtetas të RMV-së kërkuan ndihmë për t’u larguar nga territori i Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se, deri në këtë moment, gjithsej 22 persona kanë kërkuar asistencë për të lënë territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre..

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet kthimi i tyre në vend. Theksojmë se përfaqësia diplomatiko-konsullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon aktivisht për sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për kthimin e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Paraprakisht, ministria apeloi te të gjithë shtetasit të shmangin udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në përmirësimin e situatës së sigurisë.

Po ashtu, nga atje informuan se, është formuar një shtab krizash i cili po ndjek situatën në vazhdimësi dhe është i disponueshëm 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmë, mbështetje dhe asistencë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit