Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeMPB: Polici i ka hedhur dokumentet sekrete në mbeturina

MPB: Polici i ka hedhur dokumentet sekrete në mbeturina

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, ka bërë kallëzim penal kundër Z.N., punonjës policie në Krushevë, për shkak të ekzistimit të të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “konfiskimi ose asgjësimi i vulës apo dokumentit zyrtar”, i dënueshëm me nenin 390 të Kodit Penal.

“Me datë 20.02.2024, në garazhin e policisë në Krushevë, ku janë ruajtur materialet zyrtare për ruajtje në kuti kartoni, polici në fjalë ka marrë një pjesë të kutive me materiale zyrtare, mes të cilave kishte dokumente me një shkallë të caktuar klasifikimi dhe i hodhi në rimorkio të N.P. “Komuna”, e cila në atë moment po kryente grumbullimin e rregullt të mbeturinave, ka shkatërruar libra apo dosje të organit shtetëror PS Krushevë”, thonë nga MPB.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe ka shqiptuar masën e detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit