Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për opinionin njofton se nga sot caktimi i termineve për nxjerrjen e dokumenteve personale mund të caktohen në mënyrë elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njoftojmë opinionin se nga dje kemi prezantuar edhe një rubrikë të re në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/ e cila ka për qëllim të kontribuojë në një termin sa më të shpejtë për fotografim për dokumente personale.
Konkretisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo një kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin amë, numrin e telefonit të kontaktit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin.
Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve do t’i kontaktojnë në numrin e telefonit kontaktues të treguar në mënyrë që kërkesa e tyre të bëhet në një kohë sa më të shkurtër”, thonë nga MPB.