Ministria serbe e Informacionit dhe Telekomunikacioneve ka njoftuar se organet e Kosovës mbrëmë kanë ndaluar ministrin Dejan Ristiq të hyjë në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, arsyeja e vizitës së planifikuar të ministrit në Kosovë ishte pjesëmarrja në ngjarjen për shënimin e 80-vjetorit të revistës “Jedinstvo”, e vetmja media e shtypur në gjuhën serbe në Kosovë, që do të mbahej sot në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë.
Pavarësisht se vizita ishte paralajmëruar në kohë dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara, vizita e ministrit në Kosovë u ndalua një orë para kohës së planifikuar për kalimin e “vijës administrative”, pretendohet në njoftim.
Po ashtu, theksohet se kjo nuk është hera e parë që organet e Kosovës nuk i kanë lejuar ministrit serb Ristiq të hyjë në Kosovë.