Pas deklaratës së kryetarit Arben Taravari në Facebook ku tregoi qëndrimin e tij për të shkuar në zgjedhje me koalicionin opozitar respektivisht me Lidhjen Europiane për Ndryshim, tek Aleanca për Shqiptarët ka “shpërthyer” një luftë e brëndshme mes aktivistëve dhe mes kampit të kryetarit Taravari dhe pjesës tjetër të ASH që mbajnë qëndrim se Aleanca për Shqipëtarët duhet të shkojë e vetme në zgjedhje.
Në mbledhjen brenda partiake të mbajtur para disa ditëve ku kanë qenë të pranishëm thuajse gjithë funksionarët e ASH-së debati ka qenë i nxehtë dhe ka degraduar edhe në sharje dhe ofendime personale mes funksionarëve.
Disa dëshmitarë të polmikave që duan të ngelen anonim për Portalin InfoShqip kanë deklaruar se Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës e ka quajtur “paçavër” një deputete të ASH-së emri i të cilës është i ditur për redaksinë por për shkaqe etike nuk publikohet. Deputetja në fjalë ka nisur ta sulmojë fizikisht deputetin por pastaj të pranishmit kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën.