Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteMilloshoski: Gjykatësit dhe prokurorët e rinj tashmë janë përcaktuar, 45 të LSDM-së,...

Milloshoski: Gjykatësit dhe prokurorët e rinj tashmë janë përcaktuar, 45 të LSDM-së, 25 të BDI-së dhe 20 të ASH-së

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për paralajmërimin për ndryshim të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve.

Milloshoski në një postim në Facebook shkruan se me këtë po keqpërdoret flamuri europian, për pranimin e 100 gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, përmes provimit me shkrim, në vend të atij elektronik.

Milloshoski thotë se provimi me shkrim nënkupton edhe ndikim njerëzor dhe mundësi manipulimesh.

“Arsyetimi është për shkak të problemit të paparashikuara në prokurimin e softuerit elektronik për kalimin e testit kualifikues në Akademinë e Gjykatësve. Por ky manipulim hidhet poshtë me nenin 55 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku nëse diçka është urgjente, mund të bëhet një prokurim i menjëhershëm dhe i pashtyrë i softuerit elektronik me negocim, pa shpallje publike. Plus, në Maqedoni ekzistojnë së paku 7-8 subjekte juridike që kanë softuer të përshtatshëm elektronik dhe dhoma të pajisura për dhënie elektronike të provimeve, përfshirë Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Për të qenë të qartë, ndryshe nga testi elektronik, testi me shkrim i Akademisë nënkupton ndikim njerëzor, mundësi manipulimesh, përgjigje shtesë nga një palë e tretë për pyetjet pa përgjigje dhe dhënien e pikëve maksimale për të preferuarit e qeverisë për gjyqtarë dhe prokurorë”, shkruan Milloshoski.

Milloshoski thotë se koalicioni qeverisës, respektivisht BDI, ASH dhe LSDM tashmë i kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për 130 gjykatës prokurorë të rinj.

“Nga gjithsej 130 gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm në Akademi do të regjistrohen: 25 nga lista e krijuar nga BDI, 20 nga lista e Aleancës, 45 nga lista e LSDM-së dhe 10 nga partitë më të vogla të koalicionit. 30 gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur do të përzgjidhen nga më të mirët nga 200 kandidatët e mbetur të regjistruar”, thotë Milloshoski në reagimin e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit