Ne nuk do të jemi si LSDM-ja, do të jemi në bankat parlamentare dhe do të abstenojmë nga votimi. Nuk do ta votojmë se vlerësojmë që Talat Xhaferi nuk meriton të votohet, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Në mandatin e dytë ndonjëherë shkel Rregulloren, Kushtetutën, ligjet etj. Ne e vlerësojmë që ai person nuk mund të jetë një person që mund të sigurojë një proces në të cilin ne të gjithë do të jemi krenarë. Por ky është rezultati, fryt i një marrëveshjeje politike që e kishin LSDM-ja dhe BDI-ja”, theksoi në emisionin “Top Tema”, Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se Talat Xhaferi është marrëveshje koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së.
“Nëse do të isha mandatar, nuk do të pranoja që një person i tillë të ishte pjesë e kabinetit tim. Xhaferi nuk do të ishte nëse do të kisha mundësi të zgjidhja një pjesë të ekipit të bashkëpunëtorëve me të cilët do të bashkëpunoja. Dhe kështu do të thonë qytetarët më 8 maj. Nëse më japin besimin e tyre, atëherë të jeni të sigurt se Talat Xhaferi nuk do të jetë”, theksoi Mickoski.