Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeMickoski po bën gati listën e këshilltarëve në Qeveri, dalin emrat e...

Mickoski po bën gati listën e këshilltarëve në Qeveri, dalin emrat e parë

Në shembullin e qeverive të mëparshme, edhe kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë këshilltarët e tij të jashtëm, të cilët do të paguhen me kohë të pjesshme.

Sipas portalit Faktor, pjesë e këshilltarëve do të jenë edhe profesorët nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, Aleksandar Spasenovski dhe Llazar Jovevski.

Spasenovski është profesor i së drejtës kushtetuese dhe ish-deputet, i cili e ka konfirmuar vetë informacionin.

Jovevski, si profesor i së drejtës së punës, ishte këshilltar i Mickoskit si bashkëpunëtor strategjik brenda VMRO-DPMNE.

Për momentin nuk dihet se cila do të jetë lista e këshilltarëve dhe e vetmja përgjigje nga Qeveria është se ekipi është ende në kompletim dhe se kur të kompletohet do të bëhet e ditur për opinionin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit