Monday, March 3, 2025
spot_img
BallinaLajmeMickoski pas takimit me Erdoganin: Mundësi të reja dhe lidhje edhe më...

Mickoski pas takimit me Erdoganin: Mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë

Kryeministri Hristijan Mikcoski ka publikuar fotografi pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, përcjell TV21. Mickoski thotë se me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim mes dy qeverive, do të thellohen edhe më fortë lidhjet mes popujve të dy vendeve.

“Sot realizova takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Në këtë drejtim do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. Ky Këshill do të përfaqësojë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në nivel dypalësh, rajonal dhe global. Jam i bindur se kjo nismë do të kontribuojë në mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë”, ka shkruar Mickoski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit