Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeMickoski: Partitë e pushtetit kanë dorë në zhvillimet në ASH

Mickoski: Partitë e pushtetit kanë dorë në zhvillimet në ASH

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka deklaruar se partia e tij nuk përzihet në zhvillimet e brendshme që ndodhin në Aleancën për Shqiptarët. Sipas tij, dorë në të gjitha ato ngjarje kanë udhëheqësit e dy partive më të mëdha në pushtet. Kreu i opozitës maqedonase ka deklaruar se nuk është mirë përzierja e një partie, në punët e brendshme të një partie tjetër politike.

“Për atë që ndodh në Aleancën për Shqiptarët, ne nuk përzihemi rrimë anash, për shkak se është shumë jo shembullore ajo që e bëjnë LSDM dhe BDI, janë të inkuadruar direkt në ndodhitë në Aleancën për Shqiptarët. Me të vërtet jam i shokuar nga sjellja e tillë e të parëve sidomos të BDI-së por dhe të LSDM-së por ajo është punë e tyre. Ne siç nuk duam askush të përzihet në punët e brendshme të VMRO-DPMNE-së, ashtu edhe ne nuk dëshirojmë të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera politike, kështu që nuk do të thosha asgjë më shumë për këtë”, ka deklaruar Mickoski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit