Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13 që nga pavarësia e vendit. Pas rezultatit zgjedhor të 8 majit, kreu i VMRO-DPMNE-së zgjodhi si partnerë qeverisës koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM. Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë nga ajo aktuale. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 ministra, nga të cilët 20 me resor. Qeveria “Mickoski” do të ketë 5 zëvendëskryeministra, një prej tyre zëvendëskryeministër i parë. VMRO-DPMNE-ja do të drejtojë me 15 dikastere, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it.
Mickoski një ditë më parë në ekspozenë e ti tha se fokusi i Qeverisë së re të jetë ekonomia dhe zhvillimi, pasi shumë kohë dhe energji është shpenzuar për tema të imagjinuara dhe çështje etnike. Ai u shpreh se informacionet që i ka marrë tregojnë se gjendja në shtet nuk është aspak e mirë.
“Është koha, vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për çdo qytetar! Secili nga ju, maqedonas, shqiptar, turk, serb, rom, vlleh, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, bëri gjithçka për atdheun. Ajo që e mësojmë për gjendjen në shtet, tregon se ajo është baras me vdekjen klinike në shumë fusha të rëndësishme, e shkatërruar deri në masë të madhe, pasi institucionet janë para rrënimit të plotë dhe mosfunksionimit që nuk mbahet mend. Për këtë publiku do të njoftohet dhe nuk kam për qëllim që për gjendjen e rëndë të arsyetohem ose të ankohemi, por vendosmërisht do të përgjigjemi, sepse kjo gjeneratë nuk ka opsion mossuksesin”, deklaroi Hristijan Mickoski, kandidat për kryeministër.
Me votimin e Qeverisë së re, partnerët e derisotëm qeverisës, LSDM dhe BDI-ja shkojnë në opozitë. Partia e Ahmetit ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, herë me VMRO DPMNE-në e herë me LSDM-në, që nga viti 2002. Ndërsa që nga pavarësia e vendit më shumë mandate si kryeministër ka pasur ish kryeministri azilant në Hungari, Nikolla Gruevski, i cili që nga viti 2006 deri në vitin 2016, 4 herë ka formuar Qeverinë.
MINISTRAT E VMRO-DPMNE-së
1. Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes
2. Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë
3. Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
4. Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit- zv.kryeministër
5. Ivan Stoillkoviq, ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive -zv.kryeministër
6. Gordana Dimitrieska Koçovska, ministre e Financave
7.Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës
8. Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë
9. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
10. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale
11. Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit
12. Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital
13. Borko Ristovski, ministër për Sport
14. Lupço Dimovski, zv.kryeministër për Sistem Politik
15. Shaban Saliu, ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve
MINISTRAT E KOALICIONIT “VLEN”
1.Izet Mexhiti, Zv.kryeministër i parë, Ministër i Ekologjisë
2. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
3. Besar Durmishi, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
4. Fatmir Limani, ministër i Ekonomisë dhe Punës.
5.Arben Fetai, zv.kryeministër për Qeverisje të Mirë
6.Orhan Murtezani, ministër i Eurointegrimeve
MINISTRAT E LËVIZJES “ZNAM”
1. Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë
2. Goran Minçev, ministër i Administratës