Kryeministri Hristijan Mickoski ua ka kërkuar falje banorëve të Komunës së Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet e krijuara një ditë më parë nga ministri I Politiës Sociale, Fatmir Limani. Ky I fundit tha çerdhja në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, e posaçërisht ajo në Haraçinë nuk do të nisin me punë derisa kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi nuk i kërkon falje sepse e ka quajtur ministër jolegjitim. Gjithashtu, Limani tha se jolegjitimiteti dhe firmosja e pëlqimeve për punë në këto çerdhe nuk shkojnë bashkë dhe janë dy gjëra të ndryshme. Mickoski nga ana tjetër tha se pëlqimet për vendet e punës janë dhënë dhe çështja do të zgjidhet brenda pak ditësh.
“Në mëngjes kam biseduar me Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarë të kabinetit të tij, shefi I kabinetit të tij do të vendos komunikim me administratën e Komunës në Haraçinë dhe Likovë dhe në këtë mënyrë kjo që ishte temë në media dje dhe ditëve të fundit do të tejkalohet pasiqë pëlqimet janë marrë. Unë, banorëve të dy komunave ju kërkoj falje për këto shqetësime, fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është pikërisht në këtë drejtim. Ka kryetarë komunash me deklarata të papërgjegjshme por kjo nuk duhet të jetë pengesë dhe unë ju garantoj se kjo situatë që sot do të tejkalohet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.