Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski lidhur me iniciativën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e dokumenteve personale tha se vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese është organi që duhet të japë një mendim të pavarur nga partitë politike
“Nuk do të funksionojë siç është planifikuar. Vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese është organi që duhet të japë një mendim të pavarur nga partitë politike. Ne si palë besojmë se ka mundësi të ndërhyjë menjëherë, duke marrë parasysh gjithçka që ndodh në procesin e dhënies së dokumenteve dhe lejeve.
Vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese mund të mblidhet menjëherë dhe të marrë një masë që do ta zbatojë atë ligj. Sipas informacioneve tona janë lëshuar rreth 1.200.000 dokumente udhëtimi. 1.300 000 të tjera ende nuk janë ndryshuar. Duhet të paktën një vit për të përfunduar procesin e fotografimit.
Këtu paraqitet një sfidë, dhe sipas informacioneve tona ata kishin 30.000 formularë, ndërsa 10.000 që janë dygjuhësh. Modelet e reja do të mbërrijnë në mars dhe deri atëherë do të jenë të shitura. Ne besojmë se ky poshtërim që u ndodh qytetarëve, Gjykatës Kushtetuese është një territor i mirë ku kjo mund të kapërcehet”, thotë Mickoski për “TV24”.