Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në brifingun e sotëm me gazetarët tha se nuk është e vërtet se do të shkarkojë drejtorët e BDI-së, përcjell TV21. Mexhiti tha se shumica prej drejtorëve organizativ nga BDI kanë marrë pushim mjekësor për të evituar shkarkimin.
“Nuk është e vërtet që do të shkarkojë drejtorë të BDI-së, unë premtoj se deri sa jam unë ministër, askush nuk guxon t’i prekë, dhe i respektoj. Shumica drejtorëve organizativ nga Qendra Klinike kanë marrë pushim mjekësor, por nuk janë të sëmurë, nuk është legjitime, le të flenë të qetë, unë nuk dua t’i shkarkojë, ky është spekulim nga Artan Grubi”, tha Mexhiti.